Tetor 23, 2022 08:30 Europe/Tirane
  • Amerika po dërgon një mesazh për marrëveshje

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian tha: Tre ditë më parë, Amerika përmes ndërmjetësve i dërgoi një mesazh Teheranit për marrëveshjen bërthamore.

Sipas raportit të Mehr, ministri i jashtëm i Iranit, i cili vizitoi Armeninë, në një intervistë me gazetarët të shtunën më 22 tetor theksoi: Zyrtarët amerikanë kanë një sjellje të dyfishtë dhe nga njëra anë në prapaskenë nxitojnë për të arritur një marrëveshje dhe nga ana tjetër në media flasin për gjëra të tjera. Amir Abdullahian gjithashtu tha: “Ne nuk do t'i lejojmë ata të nxisin kaos dhe trazira në Iran dhe në të njëjtën kohë me disa mesazhe të kërkojnë negociata me Iranin. Në shkëmbimin e mesazheve amerikanët madje thonë se nxitojnë që të arrijnë një marrëveshje sa më të shpejtë që të jetë e mundur. Kjo sjellje e dyfishtë e Amerikës nuk është e re, por data e përdorimit të politikave të tilla ka kaluar. Ai gjithashtu në një pjesë tjetër të fjalës së tij tha: “Ne kemi thënë qartë se akuzat e ngritura nga Agjencia në fushën bërthamore duhet të zgjidhen por ne nuk jemi gati të bëjmë një marrëveshje të dobët ku Agjencia të kërkojë gjithmonë të bëjë presion politik dhe me pretekste të ndryshme. Deklarata e ministrit të jashtëm të Iranit vjen në një kohë kur ditët e fundit zyrtarët amerikanë në fjalimet e tyre theksuar kanë se çështja e negociatave me Iranin nuk është më në axhendën e Uashingtonit dhe se arritja e një marrëveshjeje për ringjalljen e JCPOA në të ardhmen e afërt nuk ka gjasa./ParsToday