Armiqtë kanë hartuar një projekt për ta bërë Iranin të pasigurt
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit tha: Incidenti terrorist në xhaminë Shahcheragh i bëri të qarta plotësisht qëllimet e liga të nxitësve të terrorit dhe dhunës në Iran.
Sipas IRNA, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian, në faqen e tij në Instagram shkroi: Pa dyshim, Republika Islamike e Iranit nuk do të lejojë që interesat kombëtare dhe siguria e vendit të luhen nga terroristët dhe ndërhyrësit e huaj që pretendojnë për të drejtat e njeriut. Duke iu referuar incidentit terrorist në Shiraz, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, në Twitter shkroi: Pretenduesit e rremë të të drejtave të njeriut, pas deklaratave të tyre në dukje humanitare dhe pretendimeve të rreme, donin pikërisht këto skena dhune dhe gjakderdhje të popullit iranian. Akti terrorist i ISIS-it në sulmin e armatosur në Shahcheragh, xhaminë e qytetit të Shirazit, qendër e provincës Fars, në jug të Iranit, rezultoi në martirizimin e 15 personave, duke përfshirë 2 fëmijë dhe plagosjen e 27 besimtarëve. Ky akt terrorist, për të cilin ISIS ka marrë përgjegjësinë, u dënua nga Kombet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të botës./ParsToday