13 Abani; Një simbol i rezistencës dhe fitores së kombit iranian
Sot (e premte), 13 Aban (4 nëntor 2022) në Republikën Islamike të Iranit është dita kombëtare e "Luftimit të Arrogancës Globale".
Dyzet e tre vjet më parë në këtë ditë (13 Aban 1358 hixhri - 4 nëntor 1979), studentët iranianë pushtuan folenë e spiunazhit amerikan (Ambasada) në Teheran, në shenjë proteste ndaj komploteve të shumta të Amerikës kundër Revolucionit Islamik të Iranit. Çdo vit, populli i Iranit Islamik e feston këtë ditë në një marshim mbarëkombëtar dhe plot me pasion, duke treguar unitetin e tyre kombëtar dhe unitetin islam dhe duke brohoritur mesazhin e Revolucionit Islamik, “Pavarësi, Liri, Republikë Islamike” dhe anti-arrogancë. 13 Abani është një kujtesë e tre ngjarjeve të rëndësishme në tri periudha kritike në historinë e Revolucionit Islamik të Iranit. Këto tre ngjarje të rëndësishme janë, "përvjetori i mërgimit të Imam Khomeinit (RA) në Turqi (13 Aban 1343 hixhri - 4 nëntor 1964)", "Vrasja e studentëve nga regjimi Pahlavi (13 Aban 1357 - 4 nëntor, 1978 - Dita e Studentëve) dhe "lëvizja revolucionare e kapjes së folesë së spiunazhit amerikan në Teheran nga studentët që ndiqnin linjën e Imam Khomeinit (RA), themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit". Kjo datë është një pikë e rëndësishme në procesin e anti –arrogancë të kombit iranian./ParsToday