Nëntor 04, 2022 09:45 Europe/Tirane
  • 595 palestinezë u kapën nga sionistët në muajin tetor

Burime palestineze raportuan se 595 shtetas palestinezë u arrestuan nga forcat sioniste tetorin e kaluar, mes tyre 76 fëmijë dhe 22 gra.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Maa, Qendra e Kërkimeve Palestineze të dielën njoftoi se pushtuesit muajin e kaluar me qëllim të ndalimit të operacioneve të rezistencës, kanë shtuar sulmet e tyre në qytete dhe rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kodsit. Pushtuesit në muajin tetor për të arrestuar palestinezët kanë shtuar sulmet e tyre me një rritje prej 30%. Rijad al-Ashqar, drejtor i Qendrës Kërkimore, njoftoi se muajin e kaluar, forcat okupuese vazhduan arrestimin e fëmijëve, arrestin shtëpiak dhe krimet financiare kundër qytetarëve, kështu që ata arrestuan 76 fëmijë dhe 22 gra, 18 prej të cilëve ishin banorë të qytetit të pushtuar të Kodsit. Sipas këtij raporti, numri i përgjithshëm i arrestimeve të kryera në Kodsin e pushtuar në tetor ishte më shumë se 290 persona, mes tyre 41 fëmijë dhe 18 gra dhe gjithsej 110 prej tyre u arrestuan në xhaminë Al-Aksa dhe rreth këtij vendi të shenjtë. Në muajin tetor, gjykatat e regjimit sionist lëshuan 11 urdhër-arreste të përkohshme për të burgosurit që jetojnë në Kods, 48 urdhër-deportime nga ky qytet dhe 28 urdhër-deportime nga xhamia Al-Aksa. Gjithashtu, për banorët e Kodsit nga gjykatat janë dhënë edhe 29 urdhra arresti shtëpiak. Në një pjesë tjetër të këtij raporti, thuhet se gjykatat e regjimit sionist kanë lëshuar 220 urdhër-arreste të përkohshme për 2 deri në 6 muaj, nga të cilët 85 ishin urdhër-arreste të reja dhe 135 ishin zgjatje të mandateve të mëparshme, kështu që numri i përgjithshëm i këtyre urdhrave nga fillimi i këtij viti ka rritur më shumë se 1700 raste./ParsToday