13 Abani është simbol i lëvizjes anti-arrogancë
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë njoftoi: Kapja e folesë së spiunazhit (ambasada amerikane) jo vetëm që shkatërroi themelet e dobëta dhe të lëkundshme të shtëpisë pre merimange të Amerikës kriminale, por gjithashtu përcolli në botë vendosmërinë serioze të Revolucionit Islamik në përballjen me arrogancën globale.
Sot (e premte), 13 Aban (4 nëntor 2022) është dita kombëtare e "Luftimit të Arrogancës Globale" në Republikën Islamike të Iranit. Dyzet e tre vjet më parë në këtë ditë (13 Aban 1358 hixhri - 4 nëntor 1979), studentët iranianë pushtuan folenë e spiunazhit amerikan (Ambasada) në Teheran, në shenjë proteste ndaj komploteve të shumta të Amerikës kundër Revolucionit Islamik të Iranit. Me këtë rast dhe sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ushtria e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë njoftoi: Armiqësia e hapur dhe e fshehtë e Amerikës kriminale me kombin e nderuar të Iranit Islamik dhe me sistemin e shenjtë të Republikës Islamike, që nisi nga Lufta e Dytë Botërore, me fitoren e revolucionit islamik, arriti në fazën e saj të dukshme dhe të re, aq sa praktikisht e ktheu ambasadën e saj në një strofkë spiunazhi dhe përdori çdo masë për të përmbysur sistemin e sapolindur të Republikës Islamike. Në vazhdim të kësaj deklarate, duke iu referuar armiqësisë së Amerikës për të sulmuar sistemin e shenjtë të Republikës Islamike të Iranit thuhet: Udhëheqësit e Shtëpisë së Bardhë, me bashkëpunimin e aleatëve të tyre rajonalë si regjimi sionist dhe regjimi saudit, kanë nisur një luftë të kombinuar të përqendruar në luftën informative duke përdorur perandorinë mediatike kundër kombit iranian, veçanërisht kundër rinisë. Megjithatë, kombi i Iranit, i cili është i orientuar drejt shtetit dhe është i vendosur, nuk do të ndikohet nga këto trillime dhe intriga të armikut. Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, duke përkujtuar Ditën e 13 Abanit, së bashku me pjesët e tjera të kombit islamik iranian, deklaron gatishmërinë e saj për t'u përballur me arrogancën globale në të gjitha fushat me qëllim mbrojtjen e revolucionit dhe sistemit./ParsToday