Nëntor 05, 2022 10:56 Europe/Tirane
  • Irani kritikon dështimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se mosreagimi i disa anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj ngjarjes terroriste në Shiraz tregoi se ata ende i ndajnë terroristët në të mirë dhe të këqij.

13 persona, duke përfshirë 2 fëmijë, u martirizuan dhe 30 besimtarë u plagosën në sulmin e armatosur të mërkurën, më 26 tetor, në Shahcheragh, xhamia e shenjtë e Hazretit Ahmad bin Musa (AS), në qytetin e Shirazit, qendër e provincës Fars, në jug të Iranit. Ky akt terrorist, për të cilin ISIS mori përgjegjësinë, u dënua nga Kombet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të botës. Sipas raportit të Departamentit të Përgjithshëm të Informacionit dhe Çështjeve të Zëdhënësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdullahian në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres kritikoi mungesën e reagimit të Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate ndërkombëtare për ngjarjen terroriste në Shiraz. Heshtja e papranueshme e Këshillit të Sigurimit përballë kësaj ngjarjeje terroriste tregoi se disa fuqi jo vetëm që vazhdojnë të përdorin terroristët si mjet, por konsiderohen si pengesë për kryerjen efektive të detyrave të Këshillit të Sigurimit në trajtimin e terrorizmit ndërkombëtar. Në letrën e tij drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kopja e së cilës iu dërgua Presidentit të Këshillit të Sigurimit si dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit shprehu vlerësimin e tij për qëndrimin në kohë të zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara në dënimin e sulmit terrorist në Shiraz. Ky sulm terrorist, për të cilin zyrtarisht mori përgjegjësinë ISIS-i, dëshmoi vlerën e trimërisë së gjeneral-lejtnant dëshmor Kasem Sulejmani në luftimin e këtij grupi dhe garantimin e sigurisë së vendeve të rajonit dhe thekson domosdoshmërinë e vazhdimit të përpjekjeve efektive dhe të vazhdueshme rajonale dhe ndërkombëtare për çrrënjosjen e plotë të terroristëve./ParsToday