IRGC arreston 3 ekipe terroriste në Iran
Nëntor 07, 2022 06:49 Europe/Tirane
Organizata e Inteligjencës e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka arrestuar tre ekipe terroriste që po planifikonin të kryenin akte terroriste në provincat Khuzestan, Fars dhe Isfahan.
Kjo organizatë lëshoi një deklaratë duke thënë se tre ekipe terroriste u arrestuan në Iran. Ekipet terroriste synonin të rekrutonin dhe të infiltroheshin mes rebelëve, duke zbatuar masa të tilla si sulmi ndaj qendrave të qeverisë, sigurisë dhe zbatimit të ligjit, shkatërrimi i pronës publike dhe cenimi i jetës së qytetarëve, por ata dështuan për shkak të masave dhe veprimit në kohë nga Organizata e Inteligjencës e IRGC-së. Deklarata shtoi se më shumë informacione do të njoftohen më pas./ParsToday