Hetimi i trazirave dhe i situatës ekonomike në takimin e krerëve
Krerët e tre pushteteve të Iranit theksuan nevojën për të qenë më vigjilentë ndaj kërcënimeve të armiqve dhe për t'u marrë me komplotet dhe intrigat e liga dhe përçarëse të agjentëve me ndikim.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në institucionin presidencial të shtunën në mbrëmje u mbajt një takim i krerëve të tre pushteteve në Iran në prani të Ajetollah Sejed Ibrahim Raisi, Mohammad Baqer Kalibaf dhe Hojjat al-Islam wal-Muslimeen Gholamhossein Mohseni Ajeei. Krerët e tre pushteteve në takimin e djeshëm, vlerësuan praninë madhështore dhe unike të popullit të Iranit Islamik në ceremoninë e ditës së luftës kundër arrogancës globale dhe shpalljes së solidaritetit kombëtar dhe theksuan nevojën për të qenë më vigjilentë ndaj kërcënimeve të armiqve dhe për t'u përballur me komplotet dhe konspiracionet e liga. Domosdoshmëria e përshpejtimit të trajtimit të rasteve të atyre që shkaktuan trazira dhe pasiguri në vend dhe ndëshkimin e tyre, ishin ndër çështjet e tjera të theksuara nga krerët e ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. Në këtë takim që u mbajt në institucionin presidencial, z. Raisi, z. Kalibaf dhe Hojjatul-Islam ëal-Muslimin Mohseni Ajeei, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit sa më të madh të të gjitha institucioneve dhe organizatave për të kthyer kërcënimet, në një mundësi ashtu si në të kaluarën, bënë thirrje për përpjekje të dyfishta dhe serioze të sektorëve të ndryshëm në fushën e neutralizimit të sanksioneve dhe përmirësimit të jetesës së njerëzve duke ruajtur dhe forcuar rritjen ekonomike dhe duke bashkëpunuar më gjerë në drejtim të avancimit të planeve dhe synimeve zhvillimore të vendit./ParsToday