Irani kritikon qasjen me standarde të dyfishta të OKB-së ndaj Sirisë
Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara kritikoi mbajtjen e takimeve të njëpasnjëshme në lidhje me armët kimike të Sirisë, duke marrë parasysh bashkëpunimin e plotë të këtij vendi në këtë drejtim.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Amir Saeed Irvani, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, theksoi se mbajtja e takimeve me intervale të shkurtra lidhur me armët kimike siriane në Këshillin e Sigurimit, është për qëllime politike dhe përsëritje e akuzave ndaj Sirisë. Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit, i cili po fliste në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull "Situata në Lindjen e Mesme për çështjen e armëve kimike në Siri", veprimin e Sirisë në paraqitjen e një raporti mujor Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e armëve kimike në lidhje me detajet e shkatërrimit të këtyre armëve dhe objekteve, e konsideroi bashkëpunim të denjë që duhet vlerësuar. Irvani deklaroi në Kombet e Bashkuara se Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm përdorimin e armëve kimike nga kushdo, kudo dhe në çdo rrethanë dhe e konsideron atë një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar. Amir Saeed Irvani deklaroi se Siria në vitin 2013 iu bashkua vullnetarisht Konventës së Armëve Kimike dhe shkatërroi arsenalin dhe objektet e përdorura për prodhimin e këtyre armëve. Në këtë situatë ku inkurajojmë dialogun dhe konsultimin mes palëve, ne besojmë seriozisht se bashkëpunimi midis Republikës Arabe Siriane dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, duhet të vlerësohet./ParsToday