Vazhdon shkatërrimi i shtëpive të palestinezëve nga regjimi sionist
Ushtria sioniste ka lëshuar një urdhër për prishjen e shtëpive të luftëtarëve palestinezë të operacioneve anti-sioniste në Xhenin
Sipas Qendrës së Informacionit të Palestinës, vazhdon shkatërrimi i banesave dhe shtëpive të qytetarëve palestinezë nga regjimi sionist. Lidhur me këtë, ushtria sioniste njoftoi se komanda qendrore e kësaj ushtrie ka nënshkruar urdhrin për konfiskimin dhe shkatërrimin e shtëpive të "Abdul Rahman" dhe "Ahmad Abid", dy drejtuesve të operacionit të rezistencës të 14 shtatorit, i cili coi në vdekjen e një sionisti. Para kësaj, pushtuesit sionistë shkatërruan disa shtëpi që u përkisnin palestinezëve në zona të ndryshme të Palestinës. Burimet palestineze publikuan edhe pamje të sulmit të forcave sioniste në fshatin Umm al-Hiran në Negev (në jug të territoreve të pushtuara) dhe fillimin e procesit të ndërtimit të një vendbanimi sionist në këtë zonë. Duhet theksuar se regjimi sionist ka kohë që shkatërron zonat e banuara me qëllim që të krijojë vendbanime apo baza ushtarake sioniste. Kjo është në kohën kur Lëvizja Xhihadi Islamik Palestinez, në një deklaratë, duke dënuar krimin e shkatërrimit të shtëpive të qytetarëve palestinezë nga regjimi sionist, njoftoi: Kombi palestinez me vendosmëri do të vazhdojë luftën e tij me armikun dhe do të mbrojë të drejtat e tij legjitime në të gjitha vendet e pushtuara dhe politika e prishjes së shtëpive nuk do të dobësojë aspak frymën e rezistencës tek qytetarët palestinezë./ParsToday