Nëntor 09, 2022 08:00 Europe/Tirane
  • Britania do të paguajë për destabilizimin e Iranit

Ministri i Informacionit i Republikës Islamike të Iranit theksoi se ne kurrë nuk do të mbështesim aktet terroriste dhe pasigurinë e vendeve të tjera si Anglia dhe tha: Anglia do të paguajë për veprimet e saj për ta bërë Iranin të pasigurt.

Sipas raportit të agjencisë Mehr, ministri iranian i Informacionit, Sejed Ismail Khatib, në një bisedë me mediat, deklaroi se, padyshim, "operacioni më i madh i ndikimit" në një vend të botës me qëllim destabilizimin dhe nxitjen e trazirave u bë përmes operacionit të kombinuar kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, regjimi sionist dhe Arabia Saudite. Ai shtoi: “Në incidentet e fundit dora e regjimit sionist ishte më e dukshme në zbatimin e këtij operacioni destabilizues. Në fushën e propagandës ishte më e dukshme dora e britanikëve dhe në shpenzimet e këtij operacioni të kombinuar ishte më i dukshëm roli i regjimit saudit. E gjithë mbështetja financiare e spektaklit dekadent të Berlinit në fushën e reklamave, krijimit të hapësirave, marrjes me qira të pajisjeve për xhirimet dhe ofrimit të ambienteve për praninë e gazetarëve dhe shpërndarjes së ushqimeve etj., është bërë me shpenzimet e Arabisë Saudite". Ministri iranian i Informacionit tha: Ne kurrë nuk do të mbështesim aktet terroriste dhe pasigurinë në vende të tjera si Anglia, por nuk do të kemi angazhim për të parandaluar shfaqjen e pasigurisë në këto vende, kështu që Britania e Madhe do të paguajë për veprimet e saj për ta bërë Iranin të pasigurt. Islamil Khatib deklaroi: Rrjeti televiziv Iran International njihet si organizatë terroriste nga aparati i sigurisë së Iranit dhe operativët e tij do të ndiqen penalisht nga Ministria e Informacionit dhe tani e tutje çdo lloj lidhje me këtë organizatë terroriste do të konsiderohet si implikim në fushën terroriste për të kërcënuar sigurinë kombëtare./ParsToday