Nëntor 14, 2022 09:57 Europe/Tirane
  • Irani sulmon me artileri dhe raketa terroristët në Kurdistanin e Irakut

Vala e dytë e gjerë e sulmeve me raketa dhe dronë të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit është kryer kundër grupeve terroriste në Kurdistanin e Irakut

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Garda e Revolucionit Islamik të Iranit sot ka njoftuar për sulmet me artileri dhe raketa kundër pozicioneve të grupeve terroriste të vendosura në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

 

Forcat tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit më 24 shtator pas paralajmërimeve të vazhdueshme për grupet terroriste, ka kryer sulme të rënda kundër pozicioneve të terroristëve në rajonin e Kurdistanit të Irakut dhe ka deklaruar se derisa të mos ndalen veprimet e terroristëve, këto sulme raketore dhe me dronë do të vazhdojnë kundër pozicioneve të tyre.

 

Me tetë tetor Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar: "Sulmet kundër pozicioneve të terroristëve janë ndërprerë përkohësisht pas shkatërrimit të objektivave të caktuara më parë, mirëpo vazhdimi i sulmeve me raketa dhe dronë varët nga sjellje e ardhshme e autoriteteve të rajonit të Kurdistanit të Irakut.

 

Edhe më parë gjeneral Muhamed Pakpur, komandanti i forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, duke vë në dukje nevojën për vendimmarrje të autoriteteve të Kurdistanit të Irakut për mbledhjen dhe largimin e grupeve terroriste nga territori i tyre që veprojnë kundër sigurisë së Republikës Islamike të Iranit, theksoi: "Operacionet e forcave të Gardës Revolucionare do të vazhdojnë deri në çarmatosjen e plotë të grupeve terroriste dhe separatiste në rajonin e Kurdistanit të Irakut të cilat veprojnë kundër sigurisë së Republikës Islamike të Iranit"./ParsToday