Nëntor 14, 2022 18:06 Europe/Tirane
  • Një sasi e madhe armësh vidhet nga baza ushtarake izraelite

Mbi 70 mijë plumba dhe 70 granata dore janë vjedhur gjatë një plaçkitje të madhe nga një bazë ushtarake ushtrisë së regjimit sionist në Lartësitë e Golanit të pushtuar.

Gazeta izraelite "Jerusalem Post" të hënën në një raport të saj ka shkruar se sipas hetime të para gjatë kësaj vjedhje janë plaçkitur rreth 70 mijë plumba së bashku me 70 granata dore, mitraloza dhe lëndë eksplozive të tjera gjatë natës nga baza "Zanubar" në afërsi të qytetit verior Katzerin (Kasrin) të regjimit sionist.

 

Sipas raportit të kësaj gazete izraelite, ushtria e regjimit sionist ka deklaruar se kanë filluar hetimet për të zbardhur dimensionet e kësaj vjedhje të madhe dhe së shpejti do të publikohen rezultatet e hetimeve dhe dosja përkatëse do t'i dorëzohet prokurorisë ushtarake të regjimit sionist.

 

Gazeta izraelite "Jerusalem Post" ka shtuar: "Kërkimet për të gjetur armatimet ushtarake të vjedhura po vazhdojnë akoma nga ana e ushtarëve sionist.

 

Kjo gazetë izraelite gjithashtu ka shkruar se edhe muajin e kaluar janë vjedhur rreth 30 mijë plumba nga depot e ushtrisë izraelite në jug të territoreve të pushtuara.

 

Në një raport tjetër gjithashtu është konfirmuar se mes viteve 2013-2020, me mijëra armë të ndryshme duke përfshirë 428 pushkë, 47 armë kundër tankeve dhe disa mina kundër këmbësorisë janë vjedhur nga ushtria izraelite.

 

Sipas këtij burimi, ushtria e regjimit sionist për shumë vite me radhë po përballet me plaçkitjen e armatimeve të ndryshme ushtarake nga bazat e saj. Hetimet kanë treguar se vjedhjet e kryera gjatë viteve të fundit kryesisht janë kryer me bashkëpunim të vetë ushtarëve sionist dhe kontraktorëve joushtarak të cilët kanë punuar në këto baza ushtarake./ParsToday