Evropa duhet ta ndalë rrugën jokonstruktive
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka reaguar ndaj përpjekjeve të palëve evropiane për miratimin e një rezolute anti-iraniane në mbledhjen e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s dhe ka theksuar se Evropa duhet të ndalë rrugën jokonstruktive.
Amerika së bashku me tre shtetet evropiane të marrëveshjes bërthamore, Anglisë, Francës dhe Gjermanisë përsëri janë bërë iniciatorë për hartimin e një projektrezolute kundër Iranit për të cilën thuhet se do të shqyrtohet dhe diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
Kërcënimi për miratimin e një rezolute kundër Iranit është metoda të cilën kanë filluar ta ndjekin tre shtetet evropiane në shoqërim të Amerikës gjatë muajve të fundit dhe para fillimit të punës së çdo mbledhje stinore të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s me këtë qëllim që ta detyrojnë Iranin të bëjë bashkëpunime më të gjëra në dimensione të ndryshme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një prononcim për gazetarët, në lidhje me këtë deklaroi: "Irani u ka dërguar mesazhet e nevojshme palëve evropiane dhe ka kontaktuar e biseduar me disa ministra të jashtëm evropianë duke përfshirë edhe Josep Borrell, shefin e diplomacisë evropiane. Nëse evropianët nuk e ndalin rrugën jokonstruktive, atëherë ata do të përballen me përgjigje dhe reagim reciprok, por shumë të efikas të Iranit".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se interesat kombëtare janë të rëndësishme për Republikën Islamike të Iranit dhe nuk do të hiqet dorë në asnjë mënyrë nga interesat kombëtare, shtoi: "Për të tejkaluar nga sanksionet dhe për të hequr sanksionet, në do të vazhdojmë punën tonë në rrugën e negociatave. Amerika po i dërgon mesazh Iranit se ka nxitim për marrëveshjen bërthamore, mirëpo Robert Mali thotë se marrëveshja bërthamore nuk është prioritet i tyre dhe flet për trazirat e fundit në Iran"./ParsToday