Fillon punën parlamenti më luftënxitës në historinë e regjimit sionist
Përbërja e parlamentit të ri të regjimit sionist ka filluar punën në kohën kur mediat e kanë përshkruar këtë legjislaturë si legjislaturën më radikale dhe më luftënxitëse në historinë e këtij regjimi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në zgjedhjet e 25-ta parlamentare të regjimit sionist për herë të parë kanë kandiduar vetëm 36 gra dhe vetëm 29 prej tyre kanë fituar të futën në parlament.
Numri i deputetëve arab të parlamentit të regjimit sionist gjithashtu është 9 persona që në krahasim me popullsinë mbi një milionë banorë arabë që jetojnë në territoret e pushtuara, është një numër shumë i vogël.
Në vazhdim të raportit të gazetës izraelite "Times of Israel" thuhet: "Nga 120 deputetë të parlamentit të regjimit sionist, vetëm 23 prej tyre janë deputetë të rinj dhe pjesa tjetër të gjithë janë deputet të vjetër të cilët në zgjedhjet e fundit kanë arritur ta ruajnë postin e vet. Vetëm një deputet është përfaqësues i pakicës Doruzi që jeton në territoret e pushtuara dhe 3 deputetë të parlamentit janë homoseksual".
Sipas kësaj gazete izraelite, hedhja e sloganeve ekstremiste dhe paraqitja e programeve elektorale ekstremiste përkrah pranisë së deputetëve të varur nga sionizmi fetar; janë prej karakteristikave kryesore të kësaj legjislature të regjimit sionist./ParsToday