Vriten dhe plagosen disa civilë në sulmin e koalicionit agresor saudit
Një numër civilësh u vranë dhe u plagosën në sulmin e koalicionit agresor saudit në provincën Hodeidah në perëndim të Jemenit.
Sipas faqes së internetit Al-Masira, agresorët e koalicionit saudit shënjestruan zonat e banuara në veri të qytetit Hais në Hodeidah , ku një vajzë jemenase u vra dhe katër të tjerë u plagosën. Ky krim i mercenarëve sauditë është vazhdimësi e krimeve të koalicionit saudit ndaj qytetarëve jemenas, që po ndodh në provinca të ndryshme të këtij vend në kohën ku komuniteti ndërkombëtar vazhdon të heshtë. Organizata për të drejtat e njeriut Intsaf të shtunën njoftoi se 3 mijë e 860 fëmijë jemenas janë vrarë dhe 4 mijë e 256 fëmijë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit të koalicionit saudio-amerikan në Jemen. Sipas raportit të kësaj organizate të të drejtave të njeriut, nga sulmet e koalicionit saudit janë gjymtuar rreth 6 mijë civilë jemenas, nga të cilët 5559 janë fëmijë. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, që nga marsi i vitit 2015 ka kryer agresion ushtarak kundër Jemenit dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Nxitja e luftës e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen ka çuar në vdekjen dhe plagosjen e qindra mijëra jemenasve dhe zhvendosjen e 4 milionë njerëzve.