Nëntor 22, 2022 09:49 Europe/Tirane
  • Hapa të rëndësishëm në ndërveprimin e ekspertëve të mbrojtjes me Ukrainën

Duke iu referuar pretendimit për përdorimin e dronëve iranianë në konfliktet në Ukrainë, përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara njoftoi se deri tani janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndërveprimin e përbashkët të ekspertëve të mbrojtjes së të dy vendeve.

Sipas IRNA, Misioni i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pas pretendimit të Washington Post në lidhje me nisjen e linjës së prodhimit të dronëve në Rusi dhe pas pretendimit të përdorimit të dronëve iranianë në konfliktet në Ukrainë i ka dërguar një shënim kësaj gazete. Irani kërkoi një takim të përbashkët ekspertësh me autoritetet ukrainase për të hetuar mbi këto pretendime. Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara deklaroi se deri më tani janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndërveprimin e përbashkët të ekspertëve të mbrojtjes të Iranit dhe Ukrainës, dhe kjo do të vazhdojë derisa të eliminohet çdo keqkuptim në këtë drejtim. Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara theksoi se Republika Islamike e Iranit beson se keqkuptimet që kanë lindur në këtë drejtim mund të zgjidhen duke vazhduar ndërveprimin e përbashkët me Ukrainën për çështjen e pretenduar të dronëve. Në vazhdim të notës së delegacionit iranian, thuhet se Republika Islamike e Iranit dhe Rusia për shumë vite kanë bashkëpunim të përbashkët në mbrojtje, fushën shkencore dhe kërkimore bazuar në marrëveshjet  dypalëshe, bashkëpunim që daton nga para fillimit të luftës në Ukrainë. Përfaqësimi i Iranit në Kombet e Bashkuara kujtoi se periudha pesëvjeçare e kufizimeve të armëve të Iranit në Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfundoi në tetor të vitit 2020 dhe Irani mund të ketë bashkëpunim mbrojtës me vendet e tjera sipas nevojave dhe prioriteteve të tij.