Nëntor 22, 2022 09:50 Europe/Tirane
  • Fëmijët jemenas; Viktimat kryesore të bombave

Në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, Qendra Ekzekutive për Çminimin e Jemenit njoftoi se më shumë se 200 fëmijë jemenas u vranë dhe u plagosën si rezultat i shpërthimit të minave tokësore dhe bombave të mbetura nga sulmet e koalicionit agresor saudit në Jemen.

Sipas raportit të Al-Masirah, Qendra Ekzekutive për Çminimin e Jemenit në këtë deklaratë ka thënë: Ndërsa bota më 20 Nëntor festoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, fëmijët jemenas po kërkojnë të drejtat e tyre më elementare, të cilat janë harruar plotësisht gjatë luftës 8-vjeçare e cila ka vënë në shënjestër shtëpitë dhe shkollat ​​e tyre dhe ka harruar kuptimin e fëmijërisë. Kjo qendër theksoi: Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve këtë vit u mbajt ndërsa qindra mijëra fëmijë jemenas janë ende të privuar nga të drejtat e tyre më elementare, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin dhe ushqimin dhe vuajtjet e tyre shtohen nga bombat e mbetura nga lufta, të cilat u hodhën nga avionët e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet: Për të tetin vit radhazi të luftës dhe rrethimit të jemenasve, heshtja dhe dështimi i qëllimshëm i Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur fëmijët nga çdo sulm vazhdon dhe 145 fëmijë jemenas vdiqën gjatë armëpushimit njëmujor të këtij viti si rezultat i shpërthimit të minave tokësore dhe bombave të mbetura nga sulmet saudite. Kjo qendër kishte raportuar më herët se që nga fillimi i këtij viti, si pasojë e shpërthimit të minave dhe bombave të mbetura nga agresioni, kanë rënë dëshmorë 219 civilë jemenas dhe janë plagosur 424.