Nëntor 23, 2022 10:06 Europe/Tirane
  •  Shpërthim në portin al-Dhaba të Jemenit

Burimet e lajmeve raportuan se një shpërthim është dëgjuar në portin al-Dhaba në provincën Hadhramout në juglindje të Jemenit.

Përveç vjedhjes së miliona fuçi nafte nga ky vend, koalicioni saudit ka nxitur krizën e mungesës së derivateve të naftës dhe karburantit në këtë vend të varfër dhe të shkatërruar nga lufta, duke kapur dhe penguar hyrjen e anijeve që transportojnë karburant në Jemen. Al-Mayadeen raportoi se ky shpërthim mund të jetë një sulm i ri nga forcat e armatosura jemenase në portin al- Dhaba me qëllim parandalimin e kontrabandës së naftës jemenase nga koalicioni saudit. Ndërkohë, "Abd al-Aziz Bin Habtoor", Kryeministri i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, të martën në lidhje me sulmin, tha se një cisternë e huaj nafte që po përpiqej të vidhte naftën jemenase dhe shtoi: Herën tjetër, ne nuk do t'i paralajmërojmë anijet, por do t’i sulmojnë drejtpërdrejt. Bin Habtoor shtoi se e gjithë bota duhet ta dijë se ne nuk do të lejojmë që njerëzit tanë të vdesin nga uria dhe koalicioni saudio-amerikan të grabisë pasurinë e Jemenit. Kryeministri i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit theksoi se ne do të përdorim të drejtën tonë për të mbrojtur interesat dhe burimet e popullit jemenas dhe tha se koalicioni saudio-amerikan grabiti më shumë se 14 miliardë dollarë nga të ardhurat e naftës dhe gazit të Jemenit dhe i depozitoi ato në Bankën Kombëtare të Arabisë Saudite. Të hënën, burimet e lajmeve raportuan shpërthimin në portin al- Dhaba, që ndodhet në lindje të qytetit Makla,  qendër e provincës Hadhramout. Burimet lokale raportuan se një dron sulmoi portin Al- Dhaba. Ky sulm ka ndodhur vetëm pak orë para mbërritjes së një cisterne të huaj nafte. Me qëllim të grabitjes së naftës dhe pasurisë së Jemenit, që nga marsi i vitit 2015, Arabia Saudite është angazhuar në agresion ushtarak kundër këtij vendi dhe ka bllokuar Jemenin nga toka, deti dhe ajri. Koalicioni saudit po grabit pasurinë e Jemenit, përfshirë naftën, ndërsa Jemeni është në krizën më të keqe humanitare të dekadës së fundit.