Nëntor 28, 2022 10:19 Europe/Tirane
  •  Arbitri i famshëm spanjoll do të drejtojë ndeshjen mes Iranit dhe Amerikës

Arbitri i njohur spanjoll në javën e tretë të fazës së grupeve të Botërorit 2022, do të gjykojë ndeshjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në grupin e dytë.

Sipas IRNA, ekipet kombëtare të futbollit të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në javën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2022, do të përballen të martën në orën 22:30 me orën e Teheranit. Sipas zyrtarëve të botërorit, arbitri i kësaj ndeshje do të jetë arbitri i njohur spanjoll, Antonio Mateo Lahoz. Ky arbitër 45-vjeçar më parë ka gjykuar ndeshjen mes ekipeve të Katarit dhe Senegalit, i cili përfundoi me fitoren 3-1 të Senegalit. Kombëtarja e futbollit e Republikës Islamike të Iranit me 3 pikë është në vendin e dytë në grupin e dytë të Kupës së Botës, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e tretë me 2 pikë.