Nëntor 29, 2022 10:23 Europe/Tirane
  • 15 palestinezë u plagosën në sulmin e forcave sioniste

Ushtarët sionistë plagosën 15 palestinezë në një sulm në vendbanimin Beit Amr që ndodhet në Bregun Perëndimor.

Sipas faqes së lajmeve Ma'a Palestine, 15 persona u plagosën nga plumbat e forcave sioniste në Beit Amr, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, pas një përleshjeje midis ushtarëve sionistë dhe të rinjve palestinezë. Sipas këtij raporti, të rinjtë palestinezë u përballën me ushtarët izraelitë që ndodheshin në një automjet të blinduar, duke hedhur gurë dhe sende të forta kundër tyre. Në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, gjatë muajve të fundit janë rritur ndjeshëm operacionet anti-sioniste në mënyrë të tillë që liderët politikë dhe institucionet ushtarake e të sigurisë të këtij regjimi kanë shprehur paaftësinë e tyre për t'u përballur me këto operacione dhe ata kanë paralajmëruar për përhapjen e tyre. Më parë, sionistët luftonin me palestinezët vetëm në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer në një strehë për sionistët frikacakë, për shkak të forcave të armatosura të rinisë palestineze të cilët kanë shtuar ankthin për sionistët.