Nëntor 29, 2022 10:25 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm polak shpreson në suksesin e negociatave

Ministri i Jashtëm polak e cilësoi Iranin si një partner të rëndësishëm të Varshavës në rajon dhe shprehu shpresën se negociatat për heqjen e sanksioneve do të jenë të suksesshme.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Polonisë Zybigniew Rao, theksoi konsolidimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë gjithashtu deklaroi se Irani është një partner i rëndësishëm i Polonisë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe Lindjes së Mesme dhe shprehu shpresën se sanksionet mizore kundër Iranit do të hiqen. Rao vuri në dukje gjithashtu historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe theksoi rëndësinë që qeveria polake i kushton marrëdhënieve me Teheranin. Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Polonisë u konsultuan për çështjet më të fundit në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe mbajtjen e një komisioni të përbashkët. Irani dhe Polonia kanë marrëdhënie të gjata historike dhe këto marrëdhënie kanë vazhduar pavarësisht luhatjeve në periudha të ndryshme.  Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, qeveria socialiste e Polonisë ishte një nga vendet e para që njohu Republikën Islamike të Iranit.