Nëntor 30, 2022 07:30 Europe/Tirane
  •  Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi krimet e regjimit sionist

Sekretariati i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dënoi vazhdimin e krimeve të regjimit sionist në territoret palestineze.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik i cilësoi zyrtarët e regjimit sionist plotësisht përgjegjës për krimet kundër palestinezëve dhe shtoi: Dënohet politika e regjimit izraelit për represion dhe terrorizëm të pandalshëm kundër popullit palestinez. Vlen të përmendet se katër të rinj palestinezë ranë dëshmor në sulmet e forcave sioniste në Bregun Perëndimor mëngjesin e së martës. Ushtarët sionistë sulmuan qytetin Beit Amr afër Hebronit dhe qëlluan mbi palestinezët. Ministria e Shëndetësisë palestineze ka lëshuar një deklaratë për këtë dhe ka bërë të ditur se gjatë këtij sulmi, për shkak të ashpërsisë së plagëve të marra ka ndërruar jetë i riu palestinez Mofid Khalil i cili u plagos në këtë sulm të sionistëve.