Dhjetor 01, 2022 06:48 Europe/Tirane
  •  Irani përballoi luftën gjithëpërfshirëse të zhvilluar nga 47 agjenci spiunazhi

Kreu i forcave vullnetare Basixh deklaroi se Republika Islamike e Iranit arriti me sukses të përballojë luftën hibride të planifikuar nga 47 agjenci të huaja të spiunazhit gjatë trazirave të fundit të mbështetura nga jashtë vendit.

Duke folur në një ceremoni në kryeqytetin Teheran të mërkurën, gjeneral brigade Gholamreza Soleimani foli për trazirat e fundit në vend, të cilat morën shumë jetë të pafajshme, përfshirë ato të forcave të sigurisë. "Dyzet e shtatë agjenci spiunazhi nisën një luftë hibride gjithëpërfshirëse kundër Republikës Islamike të Iranit," tha ai, duke shtuar se "i zhgënjyer nga lufta ballë për ballë", armiku zgjodhi "luftën hibride" duke përdorur mediat dhe operacionet psikologjike për të mashtruar kombin iranian. “Trazirat duhej të fillonin nga java e dytë e muajit kalendarik iranian Mehr [në fillim të tetorit] në të njëjtën kohë me hapjen e shkollave dhe universiteteve, por filluan më herët pas një incidenti,” tha ai. “Armiku është mposhtur si në luftërat ballë për ballë ashtu edhe në luftërat hibride dhe si izraelitët, ashtu edhe amerikanët e kanë pohuar këtë,” theksoi Soleimani, duke shtuar se këto incidente janë vazhdimi i përpjekjeve të SHBA-së për të rivendosur dominimin e saj mbi Iranin të cilin e humbi 44 vjet më parë me fitoren e Revolucionit Islamik. Kombi iranian ka treguar gjithmonë vigjilencë përballë komploteve të tilla amerikano-izraelite në katër dekadat e fundit, theksoi ai.