Dhjetor 12, 2022 10:08 Europe/Tirane
  • Mënyra e vetme për t'i dhënë fund okupimit është opsioni ushtarak

Grupi “Najba”, një nga grupet e rezistencës irakiane, në një deklaratë me rastin e përvjetorit të fitores së vendit ndaj grupit terrorist ISIS ka njoftuar; Mënyra e vetme për t'i dhënë fund okupimit është opsioni ushtarak.

Sipas rrjetit “Sumaria News”, grupi “Najba” në këtë deklaratë theksoi:  Shfrytëzojmë këtë rast të madh për të shprehur edhe një herë qëndrimin tonë kundër pushtimit të vendit dhe besojmë se e vetmja rrugë për zgjidhjen e okupimit është opsioni ushtarak dhe se nuk ka alternativë tjetër. Në deklaratën e këtij grupi të rezistencës thuhet: Ndërsa populli i Irakut po vuante nga ngjarje të dhimbshme gjatë pranisë së bandave terroriste, ata panë forcat e rezistencës islamike në formën e forcave vullnetare Al-Hashd al-Shaabi, të cilët mbështetën ushtrinë irakiane, gjë e cila u dha shpresë irakianeve dhe i bëri ata më të qëndrueshëm. Grupi i rezistencës Najba gjithashtu njoftoi: Populli fisnik i Irakut nuk do t'i harrojë ata që në ato momente të vështira kanë qëndruar gjithmonë përkrah këtij populli dhe në krye të tyre ishte Republika Islamike e Iranit, e cila nuk kurseu asnjë përpjekje, nga ofrimi i armëve e deri tek ofrimi i përvojave dhe këshillave dhe këtë e tregon prania në terren e dëshmorit Haxhi Kasem Sulejmani, së bashku me dëshmorin Abu Mehdi Al-Muhandis, komandant i Mobilizimit Popullor të Irakut. Në vitin 2017, pas tre vitesh luftime Iraku shpalli fitoren ndaj grupit terrorist ISIS. Ky grup kishte zënë një të tretën e tokës së këtij vendi. Disa elementë dhe bërthama të shpërndara të këtij grupi terrorist janë ende aktive në disa zona të provincave Diyala, Kirkuk, Nineveh, Salah al-Din, Anbar dhe Bagdad, të cilët vazhdojnë të luftojnë kundër të cilave forcat e armatosura të Irakut.