Marina e IRGC-së është e gatshme të kryejë çdo mision
Komandanti i Marinës së IRGC-së informoi për gatishmërinë e plotë shpirtërore, fetare, luftarake dhe zhvillimin e pajisjeve dhe objekteve të kësaj force në kryerjen e misioneve të veta.
Komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Gjeneral Alireza Tangsiri në ceremoninë e 7-vjetorit të martirizimit të mbrojtësit të faltores Habib Rohi Chukami dhe të 64 dëshmorëve zonës të qytetit Khamam të provincës Gilan tha: Marina e IRGC-së ka arritur në një nivel të gatishmërisë shpirtërore, fetare, luftarake dhe zhvillimit të pajisjeve dhe objekteve, që e bën atë plotësisht të përgatitur për çdo mision. Dëshmori Habib Rohi Chukami ishte një nga rojet e marinës së IRGC-së, i cili ra dëshmor në vitin 2015 ndërsa mbronte faltoren e Hazretit Zeinab (SA) gjatë një operacioni këshillues në rajonin e Alepos të Sirisë. Komandanti i Forcave Detare të IRGC-së gjithashtu kërkoi të përkushtohet një vëmendje më e madhe ndaj jetës së dëshmorëve të cilët duhet të jenë simbol i jetës sonë të përditshme. Ne duhet të identifikojmë mënyrën e jetesës së dëshmorëve dhe me veprimet tona të drejta dhe korrekte duhet ta promovojmë atë në shoqëri. Gjeneral Tangsiri gjithashtu tha: Asnjë fuqi nuk mund të diktojë dhe të detyrojë kombin e dashur të Iranit. Amerikanët do të marrin shuplaka nga ushtarët tanë për sa kohë që ata vazhdojnë të mbajnë një qëndrim arrogant dhe mizor.