Qëndrimet e presidentit të Kinës gjatë vizitës në rajon kanë shkaktuar pakënaqësi
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se disa qëndrime të paraqitura gjatë vizitës së fundit të presidentit të Kinës në rajonin e Azisë Perëndimore, kanë shkaktuar pakënaqësi për popullin dhe shtetin e Iranit.
Hu Çun Hua, zv/kryeministri i Kinës, i cili dje në krye të një delegacioni të lartë tregtar dhe ekonomik ka arritur në Teheran për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, në vazhdën e takimeve dhe programeve të tij sot në Teheran është takuar me presidentin e Republikës Islamike të Iranit.
Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në këtë takim duke thënë se marrëdhënieve e Republikës Islamike të Iranit dhe Kinës që pas fitores së Revolucionit Islamik, gjithnjë kanë qenë duke u zgjeruar, deklaroi: "Disa qëndrime të paraqitura gjatë vizitës së fundit të presidentit të Kinës në rajon kanë shkaktuar pakënaqësi për popullin dhe shtetin e Iranit dhe Irani kërkon në mënyrë serioze kompensimin e qëndrimeve të bëra".
Sejed Ebrahim Raisi e vlerësoi të rëndësishme vizitën e delegacionit kinez në Iran për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare mes të dy vendeve dhe duke vë në dukje marrëveshjet e rëndësishme të arritura gjatë takimeve të mëparshme mes presidentëve të dy vendeve, theksoi shtimin e përpjekjeve të autoriteteve të të dy vendeve për zbatimin e atyre marrëveshjeve.
Hu Çun Hua, zv/kryeministri i Kinës gjithashtu në këtë takim, pasi i dorëzoi përshëndetjet e Shi Xhinping, presidentit të Kinës, për presidentin e Republikës Islamike të Iranit, theksoi se vullneti i Kinës është zgjerimi i marrëdhënieve me Iranin si një strategji e përhershme dhe e pandryshueshme e këtij vendi. Ai deklaroi: "Vullneti i vendosur i Kinës për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit do të vazhdojë pavarësisht zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Kina gjithnjë ka respektuar sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Republikës Islamike të Iranit dhe mbështet përpjekjet e Iranit për të garantuar interesat themelore të tij".
Zv/kryeministri i Kinës gjithashtu i dorëzoi presidentit të Republikës Islamike të Iranit një raport rreth takimeve të tij që ka zhvilluar me funksionarët iranianë dhe në bazë të kësaj, me fillimin e zbatimit të operacioneve për investime të përbashkëta në vlerë të dhjetëra miliarda dollarëve dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike, industriale, energjetike, të tranzitit, bashkëpunimeve financiare dhe bankare; të dy palët do të bëjnë hapa të mëdha në kuadër të zbatimit të dokumentit për bashkëpunime strategjike dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.