Shpërthim terrorist në veri të Bagdadit
Nga një shpërthim terrorist që ndodhi sot në mëngjes në rajonin Taremije në veri të Bagdadit, është vrarë një oficer i ushtrisë së Irakut dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.
Kanali televiziv Al-Mejadin duke cituar burime lokale, njoftoi se ky sulm terrorist ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombe skaj rruge në kohën kur aty kalonte një patrullë e ushtrisë së Irakut në rajonin Taremije.
Sipas këtij burimi, nga ky shpërthim është vrarë një oficer i ushtrisë së Irakut dhe janë plagosur katër ushtarë të tjerë të cilët janë në gjendje kritike. Në mesin e të plagosurve ndodhet një oficer dhe tre ushtarë irakianë.
Rajoni Taremije në veri të Bagdadit gjatë muajve të fundit ka qenë arenë e disa operacioneve terroriste dhe vazhdimisht është përballur me tensione të sigurisë.