SHBA duhet të zgjedhë diplomacinë në vend të presionit
Ambasadori i përhershëm i Iranit në OKB theksoi se nëse Shtetet e Bashkuara kërkojnë vërtet ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duhet të zgjedhë diplomacinë në vend të presionit dhe konfrontimit.
Amir Said Iravni e bëri deklaratën gjatë fjalimit të së hënës në një sesion të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi marrëveshjen bërthamore dhe zbatimin e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit, e cila ratifikoi marrëveshjen. “Nuk ka dyshim se marrëveshja bërthamore mund të ringjallet vetëm duke adresuar shkakun rrënjësor të situatës së saj aktuale, që është tërheqja e SHBA nga marrëveshja më 8 maj 2018”, tha Ambasadori i përhershëm i Iranit në OKB. Diplomati iranian shtoi: “Presioni, kërcënimi dhe konfrontimi nuk janë zgjidhje për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe nuk do të çojnë askund. Nëse Shtetet e Bashkuara kërkojnë vërtet ringjalljen e marrëveshjes, duhet të mbështeten në diplomaci”. Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Iravani theksoi përkushtimin e Iranit për dialog dhe diplomaci, duke thënë: “Ne jemi të gatshëm të rifillojmë bisedimet e Vjenës, të bashkëpunojmë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme, madje të aranzhojmë një takim të ministrave të jashtëm sa më shpejt të jetë e mundur për të shpallur ringjalljen e marrëveshjes bërthamore". Ai tha se që këto synime të arrihen, “Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë vendosmëri reale politike dhe të jenë të gatshme të punojnë drejt një zgjidhjeje të kënaqshme. Aamerika duhet të pranojë të përmbushë plotësisht detyrimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore". Ambasadori iranian shtoi se "topi është tani në fushën e SHBA" dhe janë Shtetet e Bashkuara ato që duhet të dëshmojnë se janë të besueshme dhe të afta për të përmbushur premtimet e tyre.