Dhjetor 20, 2022 07:20 Europe/Tirane
  •  Operacione të përgjakshme për arrestimin e vrasësit të oficerit jordanez

Drejtoria për siguri publike e Jordanisë ka njoftuar për arrestimin e të akuzuarit kryesor në dosjen e vrasjes së një oficeri jordanez në qytetin Me'an.

Kanali televiziv Al-Jazeera njoftoi se drejtoria e sigurisë publike të Jordanisë sot në mëngjes me anë të një deklarate, ka deklaruar se forcat jordaneze të sigurisë gjatë operacionit për arrestimin e këtij të akuzuari dhe bashkëpunëtorëve të tij, kanë hyrë në përleshje të armatosura me atë dhe si pasojë janë vrarë 3 pjesëtarë të tjerë të forcave të sigurisë dhe janë plagosur pesë persona.

Zyra e sigurisë publike të Jordanisë ka shtuar se pas këtyre përleshjeve të armatosura, i dyshuari kryesor në vrasjen e oficerit jordanez Al-Delabih në qytetin Me'an, është arrestuar. Gjithashtu, përveç tij, janë arrestuar edhe 8 persona të tjerë të lidhur me këtë ngjarje dhe po zhvillohen hetimet plotësuese dhe procesi i marrjes në pyetje të këtyre të akuzuarve.

Vlen të theksohet se gjatë ditëve të fundit pas vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e karburanteve, shoferët e automjeteve të transportit dhe sektorit të transportit publik si dhe shoferët e kamionëve kanë organizuar greva dhe protesta të gjera. Këto protesta kanë rezultuar me vrasjen e një oficeri të lartë të sigurisë në qytetin Mean dhe kështu situata në këtë vend ka hy në një fazë tjetër ku si pasojë janë arrestuar një numër i madh i protestuesve.