Dhjetor 22, 2022 08:28 Europe/Tirane
  • Përgjigja e Kanani ndaj retorikës së ekzagjeruar të Departamentit Amerikan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në një postim në Twitter dhe në përgjigje të deklaratës së ekzagjeruar të Departamentit të Shtetit të SHBA në natën e Jaldës, deklaroi se zbatuesi i sanksioneve dhe presionit maksimal ndaj kombit iranian derdh lot krokodili për iranianët në natën e Jaldës.

Sipas IRNA, Nasser Kanani në një postim në Twitter shkroi:  Amerika, e cila mbështet trazirat dhe terrorizmin dhe vendos sanksione dhe presion maksimal kundër kombit iranian, në natën e Jaldës derdh lot krokodili për iranianët! Ai shtoi: Aleatët dhe mbështetësit e terroristëve të certifikuar duhet të mbyllin gojën dhe në natën e Jaldës të mendojnë për të zgjidhur krizat e gjera të popujve të tyre dhe vendit të tyre dhe regjimit sionist.  Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke vazhduar të mbështesë trazirat e fundit në Iran, përsëriti pretendimet e Uashingtonit për çështjet e brendshme të Iranit dhe tha: Irani ka përdorur ekzekutime, arrestime arbitrare, zhdukje me forcë dhe dhunë, për të shtypur protestat paqësore të popullit iranian dhe duket se autoritetet e Republikës Islamike nuk heqin dorë nga asnjë masë për të mbyllur gojën e kundërshtarëve. Ky zyrtar i qeverisë Biden, pa më të voglin referencë për sanksionet e njëanshme të SHBA kundër popullit iranian dhe efektet e tyre mbi qytetarët iranianë, pretendoi: Sonte, në natën e Jaldës, ne shprehim simpati  për popullin iranian dhe theksojmë përkushtimin tonë ndaj popullit iranian, si dhe do të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal kundër Iranit