Dhjetor 29, 2022 10:19 Europe/Tirane
  •  Paralajmërim i UNICEF-it: Një fëmijë vdes çdo 10 minuta në Jemen

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) paralajmëroi për situatën e rëndë të fëmijëve në Jemenin e shkatërruar nga lufta dhe njoftoi: "Në Jemen, një fëmijë vdes çdo 10 minuta "nga një shkak i parandalueshëm".

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) deklaroi se shtatë vjet pas fillimit të konfliktit në Jemen, 20,700,000 njerëz në këtë vend kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe fëmijët jemenas janë gjithashtu në buzë të humnerës. Që nga fillimi i konfliktit, fëmijët e këtij vendi janë ende të privuar nga të drejtat më elementare, thuhet në këtë raport, i cili shton: "Më shumë se 10,200 fëmijë jemenas janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës, afro 2,400,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më shumë se 500,000 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja "e rëndë akute", dhe në këtë drejtim, zonat Haxha, Hodeidah dhe Taiz janë më të prekurat". Në deklaratën e UNICEF-it thuhet: "Vetëm 51% e qendrave shëndetësore të Jemenit janë aktive dhe këto qendra po ashtu përballen me mungesë të madhe të barnave, pajisjeve dhe personelit, prandaj çdo 10 minuta në Jemen vdes një fëmijë "për një arsye të parandalueshme".