Dritarja për arritjen e marrëveshjes "nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë"
Ministri i Jashtëm i Iranit, aktualisht në një vizitë zyrtare në Oman, në komentet e së mërkurës theksoi se "dritarja për të arritur një marrëveshje" në Vjenë nuk do të mbetet e hapur përgjithmonë, duke u kërkuar palëve të tjera të jenë realiste.
Duke folur me gazetarët gjatë vizitës dy-ditore në Oman, Hossein Amir-Abdollahian tha se Teherani mirëpret çdo iniciativë nga ana e Muskatit "për të arritur një marrëveshje të mirë, të fortë dhe të qëndrueshme.” "Dritarja për të arritur një marrëveshje nga ana e Republikës Islamike të Iranit nuk do të jetë gjithmonë e hapur," pohoi diplomati i lartë iranian, duke shtuar se dritarja do të mbyllet nëse palët e tjera, veçanërisht amerikanët, vazhdojnë të sillen në mënyrë hipokrite dhe joreale. “Ne nuk e kemi mbyllur dritaren e negociatave, por nëse perëndimorët duan të vazhdojnë sjelljen e tyre hipokrite dhe ndërhyrëse, ne do të shkojmë në një drejtim tjetër,” shtoi ai. Amir-Abdollahian këmbënguli se Teherani nuk do të pajtohet me "negociatat për hir të negociatave", por do të synojë të arrijë një marrëveshje të fortë dhe të qëndrueshme që merr parasysh interesat e Iranit.