Rabini sionist kritikoi emërimin e një homoseksuali si kryetar i Knesset
Zgjedhja e një homoseksuali në krye të Knesset-it (Parlamenti i regjimit sionist) ka tërhequr kritika nga qarqet sioniste.
Në seancën e fundit të Knesset-it të regjimit sionist, Amir Ohana, i cili mburret hapur me prirjet e tij homoseksuale, u zgjodh kryetar i ri i Knesset-it me shumicën e votave. Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Mehr, Sholo Ammar, kryerabini i regjimit sionist në Jerusalemin e pushtuar, kritikoi ashpër emërimin e Amir Ohana si kreu i ri i Knesset. Ky rabin sionist e quajti turp dhe çnderim emërimin e një homoseksuali në këtë post dhe kritikoi anëtarët e Knesset-it që votuan për këtë emërim. Sholo Ammar theksoi: Edhe sikur disa të çmendur të votonin pro emërimit të Ohanas si kryetar i Knesset-it, anëtarët haredi të Knesset-it duhet ta kishin ndaluar. Ky rabin sionist gjithashtu tha: Kjo zgjedhje u sjell të këqija dhe mjerim izraelitëve dhe është shumë e rrezikshme.