Janar 09, 2023 09:31 Europe/Tirane
  • Konfiskimi i 37 milionë dollarëve të pronave të Autoritetit Autonom Palestinez

Ministri i Financave i regjimit sionist konfiskoi 37 milionë dollarë nga pasuria e Autoritetit Autonom Palestinez.

 

Gazeta Israel Hium shkruante: "Ministri i Financave i Izraelit Betsleil Smotrich sot (e dielë) nënshkroi urdhrin për konfiskimin e 139 milionë shekelë, ekuivalente me 37 milionë dollarë, nga pasuritë e Autoritetit Autonom Palestinez". Ndërkohë, sot Regjimi Sionist njoftoi: "Këto sanksione janë në përgjigje të vendimit të palestinezëve për të hyrë në një luftë politike dhe gjyqësore kundër Izraelit". Një lajm tjetër është se ministri i luftës i regjimit sionist anuloi lejet e udhëtimit të tre prej liderëve të Fatahut për shkak të takimit të tyre me një të burgosur të liruar. Këta tre zyrtarë të Fatahut gjatë takimit me Karim Younis, një i burgosur palestinez, e uruan atë për lirimin e tij. Pas këtij takimi, ministri i luftës i regjimit sionist vendosi të anulojë lejen e këtyre personave për të hyrë në territoret e pushtuara të vitit 1948. Karim Younis është një i burgosur palestinez, i cili u lirua javën e kaluar dhe u kthye në gjirin e familjes së tij pasi duroi 40 vjet robëri në burgjet e regjimit sionist.