Ushtria izraelite nuk mund të kontrollojë rezistencën palestineze
Një media sioniste pranoi se sfera e operacioneve të sulmeve të armatosura të rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor po rritet për çdo ditë e më tepër dhe ushtria izraelite nuk është në gjendje të kontrollojë veprime të tilla.
Sipas pohimeve të ushtrisë sioniste, grupet e rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan kanë kryer më shumë se 285 operacione të armatosura gjatë vitit 2022, gjë që ka qenë e paprecedentë në vitet e fundit. Në vitin 2021 në këtë zonë janë regjistruar vetëm 61 operacione të sulmeve të armatosura.
Faqja informative Walla News shkroi në një raport të dielën se operacionet e sulmeve të armatosura të rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, veçanërisht në pjesën veriore, po zgjerohen për çdo ditë e më tepër dhe ushtria izraelite ka dëshmuar paaftësinë e saj për të kontrolluar operacione të tilla.
Kjo media sioniste paralajmëroi, duke cituar komandantët e ushtrisë së regjimit pushtues sionist, se operacionet e sulmeve të armatosura të rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor janë shtuar ndjeshëm dhe së fundmi janë regjistruar 5 operacione të armatosura brenda 5 orëve.
Sipas këtij raporti, pritat e ushtrisë sioniste kanë rezultuar të paefektshme ditët e fundit, në mënyrë që grupet e armatosura të rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor kanë mundur të kryejnë operacionet e tyre të sulmeve të armatosura dhe të tërhiqen nga vendi i operacionit.
Sipas Walla News, një sasi e madhe armësh kanë hyrë në Bregun Perëndimor, dhe tani qyteti Xhenin dhe Nablus janë bërë qendër e këtyre operacioneve, dhe ndërkohë, rezistenca në Gaza dërgon ndihmën e saj financiare për rezistencën në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Në të njëjtën kohë, kanali televiziv 14 i regjimit sionist, duke iu referuar dështimit të masave të sigurisë të regjimit sionist kundër forcave të rezistencës palestineze, pranoi se 500 ditë më parë, një snajperist i ushtrisë izraelite u vra nga një prej forcave të rezistencës palestineze në kufi të Gazës, por deri më sot autori i këtij operacioni as nuk është vrarë as nuk është arrestuar. 3 muaj më parë në veri të Bregut Perëndimor u vra një ushtar i quajtur “Eido Baroukh”, ndërsa autori i këtij operacioni ende nuk është arrestuar.