Janar 10, 2023 10:42 Europe/Tirane
  • Qëllimi i trazirave ishte zhdukja e faktorëve të fuqishëm të vendit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se ngjarjet e mëdha që krijojnë ndryshim në histori përmbajnë eksperienca të mëdha dhe mësimdhënëse ose përmbajnë një traditë hyjnore.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e hënë me rastin e përvjetorit të kryengritjes së popullatës së provincës Kum më 19 dej 1356 të kalendarit iranian që përkon me 9 janar të vitit 1978, në takim me banorët e qytetit Kum, deklaroi se mbajtja gjallë dhe marrja e mësimit nga kryengritja e 19 dej 1356 (9 janar 1978) e popullatës së qytetit Kum, është një gjë e domosdoshme dhe tha: "Kryengritja e madhe e cila filloi në të gjithë vendin me prirjen e popullit besimtar dhe revolucionar të qytetit Kum, rezultoi me rrëzimin e regjimin diktator, nxjerrjen e Iranit nga kthetrat e hegjemonisë perëndimore dhe ringjalljen e identitetit historik dhe islamik të Iranit. Kjo është për arsye se Irani në periudhë e sundimit të regjimit Pahlavi ishte shtypur nën thundrën e kulturës së gabuar dhe hegjemonisë politike dhe ushtarake amerikane".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim vlerësoi se Mbrojtja e Lavdishme përball agresionit ushtarak të ish-regjimit Ba'th të Irakut, është një shembull i shkëlqyer i rezultatit të popullit iranian që kishte marrë nga ndjenja e përgjegjësisë, hyrja me kohë në skenën e zhvillimeve dhe pranimi i rreziqeve të mëdha dhe tha: "Ish-diktatori irakian Sadam Husejn me të gjitha kushtet dhe mundësitë që kishte si dhe me mbështetjen e plotët ë Amerikës, ish-BRSS, NATO dhe të vendeve arabe filloi agresionin ushtarak kundër Iranit me qëllim ndarjen territoriale të Iranit, mirëpo Irani ngadhënjeu në këtë luftë të atij fronti të madh ata nuk mundën të bënin asgjë dhe nuk është ndarë asnjë pëllëmbë nga territori i Iranit".

Ajetullah Khamenei vlerësoi se fitorja e Revolucionit Islamik dhe shpëtimi i Iranit nga hegjemonia e rëndë e Amerikës është shkaku kryesor i armiqësisë së tyre me sistemin e Republikës Islamike dhe duke vë në dukje publikimin e një dokumenti të klasifikuar nga një qendër kredibile amerikane në bazë të të cilit mësohet se Xhimi Karter, ish-presidenti i Amerikës, kishte urdhëruar drejtpërdrejtë rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike në Iranit edhe atë vetëm dhjetë muaj pas fitores së Revolucionit Islamik; theksoi: "Në bazë të këtij dokumenti, Karter kishte urdhëruar CIA-në që ta rrëzojë sistemin e Republikës Islamike dhe strategjinë e parë që e kishte përmendur për rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike, ishte përdorimi i mjeteve të propagandës".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në pjesën tjetër të fjalës së tij, analizoi qëllimet e projektuesve dhe organizatorëve të trazirave të fundit në Iranit dhe tha: "Dora e armikut të huaj në këto ngjarje ishte plotësisht e qartë dhe kjo që sapo të përmendet ndërhyrja e jashtme, disa ngrihen dhe e mohojnë atë dhe thonë se këto ngjarje janë shkaktuar për shkak të fajit tuaj; nuk është aspak e drejtë dhe as e vërtetë".

Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje rolin e hapur dhe të pamohuar që luajtën faktorët amerikanë dhe evropianë në ngjarjet e fundit në Iran dhe tha: "Mjeti më i rëndësishëm i armiqve në këto trazira, ishte veprimet propagandistike dhe publikimi i informacioneve të rrejshme nëpërmjet sferës virtuale dhe mediave perëndimore, arabe dhe izraelite".  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke shpjeguar këtë çështje vuri në dukje vendosjen në shënjestër të sulmeve faktorët e fuqisë së Iranit siç është siguria e vendit, ndërprerja e progresit shkencor nëpërmjet mbylljes së qendrave universitare dhe shkencore, ndërprerjen e zhvillimit të prodhimit të brendshëm dhe ndërprerjen e projekteve dhe proceseve të tjera që janë duke u zhvilluar dhe shënuar progres, ndërsa shtoi: "Sigurisht që nuk ka dyshim se ekzistojnë probleme dhe vështirësi ekonomike dhe jetësore të qytetarëve, mirëpo a mund të zgjidhen këto probleme duke i vënë zjarrin koshit të plehrave dhe organizimit të trazirave të dhunshme nëpër rrugë? Me padyshim se këto veprime janë tradhti dhe organet kompetente do të marrin masa serioze ndaj tradhtisë dhe natyrisht personat përgjegjës do të përballen me drejtësi".