Amir Abdullahian thekson bashkëpunimin e ngushtë midis Iranit dhe Sirisë
Sipas IRNA, në takimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Sirisë, Ajman Sosan, me ministrin e Punëve të Jashtme Hossein Amir Abdullahian, u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Siri dhe rajon.
Në këtë takim, Amir Abdullahian theksoi rëndësinë e marrëdhënieve Iran-Siri dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sirisë Ajman Sosan gjithashtu nderoi kujtimin e gjeneralit dëshmor Sulejmani dhe vlerësoi rolin e tij të veçantë në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe rajon, si dhe ndihmën në zgjidhjen politike të krizës siriane. Ai me këtë rast theksoi forcimin e marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e njoftoi z. Amir Abdullahian për zhvillimet e fundit në procesin politik të zgjidhjes së krizës siriane.