Pozicionet e ushtarëve sionistë sulmohen nga forcat e rezistencës
Burimet e lajmeve raportuan se forcat palestineze të rezistencës në Bregun Perëndimor kanë shënjestruar dhe sulmuar pozicionet e ushtarëve sionistë në Bregun Perëndimor.
Muajt e fundit janë shtuar sulmet e forcave palestineze të rezistencës ndaj pozicioneve ushtarake sioniste në Bregun Perëndimor. Në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, gjatë muajve të fundit operacionet anti-sioniste janë rritur ndjeshëm. Këto operacione janë shtuar aq shumë saqë liderët politikë dhe institucionet ushtarake e të sigurisë të këtij regjimi, tani po pranojnë paaftësinë e tyre për t'u përballur me këto operacione dhe paralajmërojnë për zgjerimin e tyre. Sipas IRNA, forcat palestineze të rezistencës kanë hapur zjarr mbi vendbanimin "Alon Moreyeh" në lindje të qytetit Nablus. Deri më tani nuk është publikuar asnjë raport për viktimat e mundshme të këtij sulmi. Forcat palestineze të rezistencës të martën në mëngjes njoftuan se në 24 orët e fundit kanë kryer 15 operacione kundër sionistëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kods. Sipas këtij raporti, forcat palestineze të rezistencës u përballën me forcat sioniste në Jenin, Tubas, Hebron, Kuds, Ramallah, Qalqilya dhe Betlehem. Raporti shton: Forcat palestineze të rezistencës gjithashtu kanë vënë në shënjestër postbllokun e ushtarëve sionistë në Qalandia, në jug të Ramallahut.