Janar 11, 2023 10:13 Europe/Tirane
  •  Shtohen kritikat ndaj kabinetit kaotik të Netanyahut

Nuk kanë kaluar më pak se dy javë nga inaugurimi i kabinetit të ri të regjimit sionist të kryesuar nga Benjamin Netanyahu, por kritikat ndaj kabinetit janë shtuar deri në atë masë saqë disa qarqe të caktuara po paralajmërojnë për shpërthimin e një lufte civile.

Benjamin Netanyahu u kthye në pushtet vetëm pas një viti e gjysmë dhe formoi kabinetin e ri të regjimit sionist. Megjithatë duket se shumë shpejt kabineti i ri do të jetë në prag të kolapsit. Kritikët sulmet e tyre kundër kabinetit i nisën duke u fokusuar në politikat e pamatura dhe ekstreme të ministrit të Sigurisë së Brendshme. Në më pak se dy javë, Ben Gvir mori vendime që çuan në krijimin e një kritike të bashkuar si brenda ashtu edhe jashtë kundër kabinetit të ri të Netanyahut. Fillimisht Ben Gvir të martën e kaluar përdhosi Xhaminë Al-Aksa, gjë që shkaktoi protesta të gjera rajonale, madje edhe globale.  Pas kësaj Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një mbledhje në lidhje me këtë cështje dhe kërkoi që kabineti i Netanyahu të përmbahet nga sjelljet provokuese ndaj palestinezëve. Në vazhdim të vendimeve të tij anti-palestineze, Ben Gvir njoftoi se do të intensifikojë kufizimet ndaj të burgosurve palestinezë. Ky vendim i tij është një shembull i qartë i racizmit që ekziston brenda tij dhe kabinetit të ri të regjimit sionist. Në një deklaratë të re, ministri i Sigurisë së Brendshme të Izraelit njoftoi se në rast të demonstratave kundër kabinetit, do të lëshojë urdhër për arrestimin e demonstruesve që bllokojnë rrugët dhe mbajnë pankarta dhe shkrime provokuese. Krahas Ben Gvirit, të mërkurën e kaluar edhe ministri i Drejtësisë i regjimit sionist, Yario Levin, ka paralajmëruar për reforma gjithëpërfshirëse në sistemin gjyqësor të këtij regjimi. Sipas këtij plani, kabineti i regjimit sionist do të jetë në gjendje të zgjedhë gjyqtarë. Edhe ky vendim i Levinit u përball me kritika të shumta. Kritikët e kabinetit të ri të regjimit sionist besojnë se këto vendime janë marrë për mbështetjen e Benjamin Netanyahut. Pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë të regjimit pushtues, ish-kryeministri Yair Lapid sulmoi ashpër Netanyahun dhe tha se me këto veprime regjimi do të përfundojë në një “grusht shteti hegjemonik”.  Edhe Benny Gantz, ish-ministri i luftës i regjimit sionist, sulmoi kryeministrin e ri të këtij regjimi dhe paralajmëroi se politikat e kabinetit të tij do të kenë ndikim negativ në të ardhmen e këtij regjimi. Ai akuzoi Netanyahun për krijimin e një lufte civile. Megjithatë, disa kritikë theksojnë se këto vendime dhe sjellje tregojnë natyrën e vërtetë të kabinetit të Netanyahut, sepse ky kabinet përbëhet nga njerëz të dobët me një histori të errët krimesh dhe korrupsioni, të cilët nuk e meritojnë të jenë në pushtet.  Ehud Barak, ish-kryeministri i regjimit sionist, këtë kabinet e përshkroi kështu: "Një kabinet ryshfetmarrësish, njerëzve të dobët dhe nga disa oportunistë që përdorin racizmin dhe një ministër si Ben Gvir që shantazhon Netanyahun!" Duke marrë parasysh intensitetin e kritikave, mediat sioniste gjithashtu paralajmëruan se prania e ekstremistëve në kabinet do të shkaktojë ndezjen e protestave në territoret e pushtuara, të cilat mund të çojnë në përplasje mes popullit dhe forcave të sigurisë.  Netanyahu, megjithatë, përballë këtij vëllimi kritikash dhe paralajmërimesh, pretendoi se opozita është një kërcënim për demokracinë dhe lirinë. Duket se ky koment i Netanyahut është shkaktuar më së shumti nga frika e tij nga shembja e hershme e kabinetit, gjë e cila do të jetë humbja e tij më e madhe politike.