Janar 12, 2023 10:03 Europe/Tirane
  •  Bisedë telefonike e Raisit dhe Putinit

Presidentët e Iranit dhe Rusisë në një telefonatë të zhvilluar të mërkurën diskutuan çështjet e energjisë dhe transportit.

Irani dhe Rusia ndajnë interesa strategjike dypalëshe në fusha të ndryshme, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si përballja me unilateralizmin amerikan, dhe ky ka qenë një nga faktorët kryesorë të bashkëpunimit të ngushtë mes dy palëve në vitet e fundit.  Në këtë kuadër, Presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan të mërkurën çështjet dypalëshe dhe rajonale. Në këtë bisedë telefonike, Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutuan projekte reciproke me interes reciprok në fushën e logjistikës, energjisë dhe transportit dhe shprehën dëshirën e tyre për normalizimin e situatës në Siri.