Janar 12, 2023 10:04 Europe/Tirane
  •  Irani shpreh keqardhjen e thellë për sjelljen e gjykatës suedeze të Apelit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shprehu keqardhje të thellë për sjelljen dhe veprimin e papritur dhe befasues të Gjykatës suedeze të Apelit në lidhje me Hamid Nouri, shtetas iranian i burgosur në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Nasser Kanani deklaroi se Republika Islamike e Iranit nuk do të neglizhojë aspak në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj në të gjitha anët e botës dhe shtoi: Edhe një herë qeverisë suedeze po i kujtojmë përgjegjësitë që ajo ka në lidhje me domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave njerëzore, ligjore dhe konsullore të këtij shtetasi iranian. Më 9 nëntor 2019, shtetasi iranian Hamid Nouri, , u arrestua nga forcat e sigurisë së Suedisë menjëherë pas  mbërritjes së tij në këtë  vend ku shkoi për të zgjidhur mosmarrëveshjet familjare të vajzës së tij të birësuar dhe prej rreth 38 muajsh ndodhet në burg. Akuzat ndaj Hami Nouri u formuan në bazë të pretendimeve të grupit terrorist MEK. Ata kanë pretneduar se Nouri ka qenë roje i burgut të hipokritëve të MEK në Iran. Gjykata suedeze më 14 korrik 2022 e dënoi Nourin me burgim të përjetshëm, bazuar në akuzat e grupit terrorist MEK. Raundi i ri i shqyrtimit të dosjes së “Hamid Nouri” në gjykatën suedeze u mbajt të mërkurën. Majid Nouri, djali i Hamid Nouri, në Twitter shkroi: Gjykata suedeze e Apelit të mërkurën na krijoi një fatkeqësi. Protesta e Hamid Nourit kundër 38 muajve të izolimit dhe mungesës së qasjes tek mjeku dhe ndërprerja e kontaktit të tij me familjen, bëri që gjyqtari ta përjashtonte atë nga gjykata.