Netanyahu pavarësisht protestave këmbëngul për ndryshime në sistemin gjyqësor
Netanyahu ka bërë të ditur se pavarësisht protestave kundër reformave në drejtësi, në sistemin gjyqësor do të bëhen ndryshimet e dëshiruara.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga Al Jazeera, Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, tha se kabineti i tij synon të ndjekë planin për ndryshimin e sistemit gjyqësor, pavarësisht kritikave të forta të zyrtarëve të lartë dhe ekspertëve ligjorë. Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, në qendër të axhendës së kabinetit të tij të ri ka vendosur zbatimin e ndryshimeve ligjore, në mënyrë që përmes ndryshimeve ligjore çështja e tij të mund përfundojë duke marrë falje nga Dhoma e Përfaqësuesve e Knesset. Komentet e Netanyahut u bënë pasi kundërshtarët e tij të shtunën në mbrëmje organizuan protesta të gjera mbarëkombëtare. Protestuesit thanë se planet e Netanyahut do të gjymtojnë pavarësinë e gjyqësorit, do të nxisin korrupsionin, do të gërryejnë të drejtat e pakicave dhe do të diskreditojnë gjykatat e Tel Avivit. Ndryshimet e propozuara dhe të synuara të Netanyahut gjithashtu kanë shkaktuar protesta të gjera nga gjyqtari suprem i Gjykatës së Lartë të regjimit sionist, i cili, në kritikat publike ndaj ndryshimeve të propozuara, e quajti këtë program një sulm të qartë kundër sistemit gjyqësor. Megjithatë, pavarësisht opozitës, Netanyahu në një takim të kabinetit tha se votuesit në zgjedhjet e nëntorit kishin hedhur votat e tyre në mbështetje të premtimit të tij të fushatës për të reformuar sistemin gjyqësor. Netanyahu tha: “Ne do ta përfundojmë reformën në drejtësi në një mënyrë që të rregullojë ligjet që duhen reformuar dhe të rikthejë besimin e publikut në sistemin gjyqësor. “Në të kaluarën, ka pasur thirrje për të reformuar sistemin gjyqësor sionist, një sistem që ishte më me ndikim në vitet 1990 dhe sipas analistëve ai ishte shumë ndërhyrës në procesin legjislativ. Por ndryshimet gjithëpërfshirëse që kërkon ministri i Drejtësisë së Netanyahut, kanë ngritur kambanat e alarmit tek opozita, e cila i sheh këto ndryshime si zilja e vdekjes për sistemin gjyqësor të Tel Avivit. Megjithatë, Netanyahu dhe aleatët e tij i shohin këto ndryshime si një mënyrë për të lehtësuar procesin e qeverisjes. Kritikët thonë se ndryshimet mund ta ndihmojnë Netanyahun të shmangë dënimin e tij në gjyqin ku ai akuzohet për korrupsion. Me të tilla veprime ai synon ta anulojë plotësisht gjyqin kundër tij. Ndërkohë, të shtunën në mbrëmje, me mijëra sionistë dolën në rrugë në një demonstratë që u cilësua si protesta më e madhe e komunitetit sionist kundër Netanyahut. Burimet sioniste kanë vlerësuar se pjesëmarrësit në këto protesta në qytetin e Tel Avivit, Haifa dhe Kodsin e pushtuar në total ishin rreth 100 mijë persona. Përveç Tel Avivit, protestuesit kundër politikave të kabinetit të Netanyahut dolën edhe në rrugët e qytetit Haifa dhe Kodsit të pushtuar.