Eslami: Në jug të Iranit do ndërtohen termocentrale bërthamore
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi ndërtimin e centraleve bërthamore në jug të vendit dhe tha: Teknologjia bërthamore është një nga teknologjitë thelbësore dhe bazë që ka një kontribut të madh në zhvillimin e teknologjive të reja dhe të industrive të reja.
Republika Islamike e Iranit i është drejtuar përdorimit paqësor të energjisë bërthamore duke u mbështetur në aftësitë e ekspertëve vendas dhe ka dëshmuar me mirëbesim se nuk ka qëllim tjetër përveç përdorimit paqësor dhe industrial të kësaj energjie. Në vitet e fundit, shkencëtarët bërthamorë të Iranit në qendrat shkencore dhe kërkimore të vendit kanë arritur të prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh që nevojiten shumë. Për shembull, shkencëtarët iranianë kanë bërë zbulime të rëndësishme në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit, të cilat do të hyjnë në fazën e provës klinike. Irani në këtë fushë është ndër 5 vendet më të avancuara në botë. Sipas Iran Press; Mohammad Eslami, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, në një takim me ish-drejtues të kësaj organizate, duke iu referuar ndikimit të rëndësishëm të punësimit të ekspertëve vendas në zhvillimin e centraleve bërthamore të planifikuara për tu ndërtuar në veri dhe jug të vendit, tha: Në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit janë marrë masa strategjike në fushën e inxhinierisë industriale që lidhen me teknologjinë bërthamore. Kjo është një çështje tepër e rëndësishme pasi ajo do të zgjidhë shumë nevoja të industrisë, sidomos në fushën e pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme dhe do të bëjë të mundur vetë-mjaftueshmërinë në ndërtimin e termocentraleve. Eslami vuri në dukje se do të ndërmerren hapa të rëndësishëm në ndërtimin e termocentraleve bërthamore në bregdetin jugor të Iranit. Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu përmendi kundërshtimet e shumta ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të ciklit të karburantit bërthamor të vendit dhe theksoi rëndësinë e lëvizjes së shpejtë në zhvillimin e kapacitetit të ciklit të karburantit të nevojshëm për teknologjinë bërthamore paqësore. Në vazhdim të këtij takimi, ish-drejtuesit e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit dhanë mendime të specializuara dhe eksperte në fushën e zgjerimit të komunikimit efektiv me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, zhvillimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar dhe shqyrtimit të fushës teknike të negociatave për marrëveshjen JCPOA. Ish-drejtuesit e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu theksuan zhvillimin e reaktorëve bërthamorë dhe termocentraleve bërthamore, zhvillimin e përdorimit të rrezatimit dhe nevojën për të zgjeruar reaktorët modularë në shkallë të vogël (SMR):