19 Janari, Dita e Gazës dhe Simboli i rezistencës islame
19 janari në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit, me rastin e përvjetorit të luftës 22-ditore është quajtur “Dita e Gazës”.
Regjimi pushtues i Kodsit më 27 dhjetor 2008 filloi luftën kundër Gazës, e cila përfundoi pas 22 ditësh më 17 janar 2009. Sipas vlerësimeve të Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i dëshmorëve palestinezë varion nga 1314 deri në 1434 persona, përfshirë 412 fëmijë dhe 115 gra. Në këtë luftë u shkaktuan edhe shumë dëme materiale, si në infrastrukturën industriale, ekonomike dhe shëndetësore dhe gjithashtu janë shkatërruar më shumë se njëzet mijë shtëpi banimi. Ashpërsia e këtij akti agresioni dhe mizoritë e kryera kundër popullit të Gazës ishte e atillë që Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nxori një rezolutë ku akuzoi regjimin sionist për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe kërkoi t'i jepet fund këtyre sulmeve ndaj popullit palestinez në rajonin e rrethuar e Gazës. Një tjetër pikë është se në prill 2009, Kombet e Bashkuara formuan një komitet faktmbledhës për luftën 22-ditore të vitit 2008 dhe pas 5 muajsh, komiteti në shtator 2009 paraqiti raportin e tij prej 574 faqesh në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Në këtë raport thuhet se Izraeli ka kryer akte që përbëjnë krime lufte. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 5 nëntor e miratoi raportin e komitetit faktmbledhës të njohur si raporti i Richard Goldstone. Pavarësisht një raporti kaq të qartë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ndërmori asnjë veprim kundër regjimit pushtues dhe në mbështetje të Rripit të Gazës. Një tjetër pikë e rëndësishme që mund të jetë një mësim për palestinezët është se lufta e vitit 2008 iu imponua Rripit të Gazës në kulmin e konfliktit midis grupeve palestineze. Pas fitores së Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 dhe formimit të një qeverie të udhëhequr nga Ismail Hanieh, midis lëvizjes Fatah dhe Hamasit u krijua një ndasi dhe mosmarëeshje e cila u përdor nga regjimi sionist për të sulmuar Rripin e Gazës. Regjimi sionist këtë e përdori për të intesfikuar pushtimin e palestinës dhe për të përshkallëzuar masat për shtypje e palestinezëve. Aktualisht kanë kaluar 15 vjet nga lufta e vitit 2008 dhe 17 vjet nga rrethimi i Rripit të Gazës nga regjimi sionist. Rajoni i Rripit të Gazës është ende burgu më i madh në botë ku njerëzit e tij vuajnë në qiell të hapur pasojat e rënda të rrethimit. Në kohën kur vendet arabe kanë qëndruar të heshtura përballë krimeve të regjimit pushtues, Republika Islamike e Iranit është ende mbështetësja më e rëndësishme e Palestinës dhe Gazës. Irani pasi mbështeti trimërinë e treguar nga populli palestinez në vitin 2008, 19 janarin e ka emëruar si Dita e Gazës. Në lidhje me këtë, "Hani Al-Thavabata", një anëtar i lartë i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, gazetarit të Iran Press në Gaza i tha se emërtimi i "Ditës së Gazës" nga Irani tregon mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Islamike të Iranit për çështjen e Palestinës.