Evropianët nuk mund të bashkëpunojnë me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike
Sipas IRNA, gjeneralmajor Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, të dielën në një seancë të mbyllur të Këshillit Islamik të Iranit, vuri në dukje hapat e qarta të vendeve evropiane, veçanërisht Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Holandës në muajt e fundit për krijimin dhe thellimin e një krize sigurie brenda Iranit dhe tha:
Ju e keni parë sesi këto vende evropiane u përpoqën të kishin rolin kryesor në përpjekjet për heqjen e legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës Islamike? Gjeneral Salami theksoi se ata kanë strehuar ata persona që kundër kombit iranian kanë kryer vetëm akte terrori dhe shtoi se kontributi i Evropës për kombin iranian nuk ishte gjë tjetër veçse zjarri i një rebelimi të brendshëm për të shkatërruar pavarësinë, unitetin, sigurinë dhe besueshmërinë ndërkombëtare. Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, duke iu referuar pohimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump se “Obama ishte krijuesi i ISIS”, tha se ISIS ka shpërthyer në tokat islamike, mirëpo flakët e terrorizmit të tij u përhapën në botë dhe në zemër të Evropës u krijua një krizë sigurie. Gjeneral Salam tha se kush ishte ai që e frenoi këtë grup terrorist? Nuk ishte askush tjetër përveçse Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike që, nën komandën e gjeneral-lejtnant Kasem Sulejmani, luftoi rrugë më rrugë dhe shtëpi më shtëpi në tokat ku po përhapej terrorizmi dhe u martirizua? Komandanti i Gardës Revolucionare Islamike tha: Ne po ia themi qartë Evropës; Dyert tona janë të hapura dhe sfera e fuqisë sonë është e gjerë, ne kemi akses kudo.