Janar 24, 2023 10:16 Europe/Tirane
  • Nisma e MBS për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Mediat në gjuhën hebraike raportuan për iniciativën e Muhamed bin Selman, princit të kurorës saudit, për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin duke lejuar izraelitët që të kalojnë pushimet e tyre në dy ishujt Tiran dhe Sanafir në Detin e Kuq.

Faqja hebraike "Globes" njoftoi: Muhamed bin Selman planifikon t'i kthejë dy ishujt Tiran dhe Sanafir në një destinacion turistik me hotele dhe kazino dhe të lejojë izraelitët që të kalojnë pushimet atje. Kjo faqe hebraike shtoi: Autoritetet saudite kanë vendosur të krijojnë një linjë ajrore midis këtij vendi dhe Egjiptit për të lehtësuar transferimin e izraelitëve në këto ishuj. Vizioni afatgjatë i Bin Salman përfshin zhvillimin e Arabisë Saudite dhe marrëdhëniet e gjera me botën përmes projekteve të mëdha turistike, duke përfshirë ndërtimin e projekteve turistike përgjatë bregut të Detit të Kuq e deri në Gjirin e Akaba.  Marrëveshja për kalimin e pronësisë së ishujve Tiran dhe Sanafir nga Egjipti në Arabinë Saudite në vitin 2016 u realizua në kuadër të përcaktimit të kufijve detarë të diskutueshëm mes dy vendeve, pavarësisht kundërshtimeve dhe reagimeve negative të popullit në Egjipt. Izraeli kërkoi që transferimi i pronësisë së ishujve të mos binte ndesh me marrëveshjen e paqes dhe që një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të vepronte në ishull. Dy ishujt e përmendur në Detin e Kuq janë 4 kilometra larg njëri-tjetrit dhe ndodhen në hyrje të Gjirit të Akabës dhe portit të Akabës në Jordani dhe Eilat në Izrael dhe marrëveshja midis Arabisë Saudite dhe Egjiptit u finalizua verën e kaluar gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në rajon. Me zgjedhjen e Beniamin Netanjahut si kryeministër të Izraelit, ndërmjet palëve të përmendura pati kontakte në lidhje me udhëtimin e turistëve izraelitë në këto ishuj. Ndërkohë Egjipti kërkon të luajë një rol sado të vogël me qëllim ruajtjen e marrëveshjet e paqes dhe udhëtimin e izraelitëve në këtë vend, kështu që poseduesit e pasaportave izraelite që udhëtojnë për në Sharm el-Sheikh do të udhëtojnë edhe në Tiran dhe Sanafir të cilat janë vetëm 6 kilometra larg.  Globes shkruan se hapja e dy ishujve të përmendur për turistët izraelitë do të thotë dëshirë e Arabisë Saudite për të forcuar hapat në rrugën e afrimit me Izraelin; Megjithatë, vizioni i Bin Selmanit do të zbatohet gradualisht dhe në një proces të ngadaltë në fusha që nuk kanë rëndësi politike. Kohët e fundit ka pasur më shumë raporte dhe tregues për gatishmërinë e Arabisë Saudite për të hyrë në fushën e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist.  Raportet tregojnë se bin Selman nuk sheh asnjë pengesë për normalizimin me Izraelin, por prania e babait të tij, mbretit Selman bin Abdulaziz, është pengesa më e spikatur në këtë drejtim.