Janar 24, 2023 10:17 Europe/Tirane
  •  Amir Abdollahian mbërriti në Tashkent për të marrë pjesë në takimin e ECO-së

Husein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, të martën në mëngjes mbërriti në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, për të marrë pjesë në takimin e 26-të të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik ECO.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Amir Abdollahian, në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të ECO-së, duke ritheksuar mbështetjen e pakushtëzuar të Republikës Islamike të Iranit për bashkëpunimin ekonomik në kuadër të ECO-së, këtë organizatë e quajti një nga prioritetet kryesore të Iranit në bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit. Shefi i shërbimit diplomatik, gjatë pjesëmarrjes në takimin e 26-të të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik ECO dhe sqarimit të qëndrimeve të Republikës Islamike të Iranit, do të takohet dhe bisedojë edhe me një sërë zyrtarësh të pranishëm në këtë takim.  Organizata ECO përfshin 10 vende që janë: Republika Islamike e Iranit, Pakistani, Turqia, Afganistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Kirgistani, Kazakistani, Republika e Azerbajxhanit dhe Turkmenistani.