Janar 25, 2023 08:37 Europe/Tirane
  •  Ngushëllime për martirizimin e imam Ali Naghi (as)

Sot më 3 Rexhep të vitit 1444 sipas kalendarit hënor që përkon me 25 Janarin e vitit 2023, është përvjetori i martirizimit të imam Ali Naghi(as) imamit të dhjetë të myslimanëve shiitë të botës.

Imam Ali Naghi (as) ka lindur në vitin 212 në qytetin e Medinës dhe është edukuar nga babai i tij imam Xhevadi(as). Ai pas martirizimit të babait të vet, mori përsipër përgjegjësinë e imametit dhe drejtimit të shoqërisë islame. Imam Ali Naghi(as) është i njohur edhe me emrin Hadi që do të thotë drejtues apo udhëzues. Imam Hadi (as) është përpjekur për të prezantuar imazhin e ndritur të islamit të vërtetë. Ai ka organizuar takime të shumta për të trajtuar dhe analizuar çështje të ndryshme mendore, fetare dhe sociale dhe në këto takime u është përgjigjur pyetjeve të shumta. Me këtë rast RTV i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) shpreh ngushëllimet të gjithë myslimanëve dhe liridashësve të botës për martirizimin e imam Ali Naghi(as).