Janar 25, 2023 08:38 Europe/Tirane
  •  Rafael Grossi viziton Iranin

Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të martën njoftoi se në shkurt do të vizitojë Iranin.

Sipas IRNA, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, paralajmëroi se në shkurt ai do të shkojë në Teheran "për të zhvilluar bisedime politike". Grossi, i cili ka udhëtuar në Bruksel, e ngriti këtë çështje në një konferencë për shtyp nga selia e Bashkimit Evropian dhe pretendoi se ekzistojnë disa çështje të  ndërlikuara në lidhje me zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjeve mbrojtëse. Ai pohoi se Irani i ka përmbushur angazhimet e tij por gjithsesi ka vend për sqarime të rëndësishme. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë shprehu shpresën se gjatë vizitës së tij në Iran do të arrihet përparim në fushën e çështjeve të supozuara të mbrojtjes. Pas nënshkrimit të JCPOA, Irani, si një vend përgjegjës, i zbatoi detyrimet e tij në mënyrë të përsosur dhe kjo çështje është konfirmuar në 16 raporte të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.